Blendi Klosi dhe bashkëshortja divorcohen pas 18 vitesh martesë

18 Mars 2025, 19:23 / JETË ALFA PRESS

Blendi Klosi dhe bashkëshortja divorcohen pas 18 vitesh martesë
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Nora Klosi alias Gega, pas 18 vitesh martesë.

Blendi Klosi dhe bashkëshortja divorcohen pas 18 vitesh martesë
Kërkesa për divorc, sipas Ora News, është depozituar në gjykatë në muajin Tetor 2024 nga Nora Klosi dhe vendimi për shkurorëzim është marrë një ditë para Shën Valentinit, në 13 shkurt 2025 nga gjyqtari Artan Çupi.

Blendi Klosi dhe Nora Gega u martuan në vitin 2007 dhe bashkë kanë dy fëmijë. Por pas 18 vite së bashku, çifti vendosi të divorcohet duke i dhënë fund martesës për shkaqe që ende nuk dihen.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranë në muajin Tetor 2024 çifti Klosi kishte nënshkruar një marrëveshje noteriale, ku binin dakord të divorcoheshin, por njëkohësisht vendosnin dhe kriteret detyruese për fëmijët e tyre të mitur.

 

Po ndodh...