E trishtë, ndërron jetë ish-sulmuesi i njohur i Elbasanit
14 Nëntor 2024, 09:32 / JETË

Qyteti i Elbasanit është zgjuar sot me një lajm te trishtë.
Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe futbollit shqiptar, Hekuran Jakupi. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Jakupi nuk ia doli dot, duke lënë pas hidhërim tek të gjithë ata që e njohën nga afër dhe gjithë familjes së futbollit.
Jakupi mbahet mend si një ndër futbollistët më të mirë të viteve ’90-’00, ku dha kontribut me skuadrën e Elbasanit, Bylisit, Tiranës, Teutës apo Erzenit.
Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, Jakupi ia kushtoi jetën përgatitjes së talenteve të rinj, ku së fundmi ishte trajner në AF Bajrami. Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jakupi.
-
Diabeti, sëmundja e shekullit
14 Nëntor, 09:09
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

