Flamuri shqiptar ngrihet në Orlando, 15-vjeçari fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

19 Janar 2026, 12:40 / JETË ALFA PRESS

Flamuri shqiptar ngrihet në Orlando, 15-vjeçari fiton

Loris Qosja nxënësi i klasës së 9 nga Cërriku i cili fitoi Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, zhvilluar në Orlando SHBA.

15 vjeçari nga Cërriku ngriti flamurin shqiptar në kompeticionin më të rëndësishëm për moshën e tij. Ndërsa rrëmbeu edhe vendin e tretë në olimpiadën e Kimisë.

Loris u spikat nga mësuesja e tij Flutura Hoxholli e cila punon me nxënësin edhe jashtë orarit edhe gjatë pushimeve duke arritur rezultate të shkëlqyera.

Loris studion matematikën 6-8 orë çdo ditë e padyshim si çdo adoleshent 2 orë ja kushton telefonit. Teksa familja nuk mundej t’i garantonte djalit udhëtimin në SHBA, ai u ndihmua nga Bashkia Cërrik e cila me vendim të Këshillit Bashkiak siguruan udhëtimin e Loris dhe mësueses së tij.

15 vjeçari bëri krenarë jo vetëm Cërriku por gjithë Shqipërinë.

 

Po ndodh...

ide