Foto/ Përurohet shtatorja e bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha

21 Tetor 2023, 12:58 / JETË ALFA PRESS

Foto/ Përurohet shtatorja e bilbilit të këngës shqipe,
Në Pagarushë të Malishevës është përuruar shtatorja e bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha vepër e skulptorit Agon Qosa.

Në veprimtarin e saj muzikore 40-vjeçare ka interpretuar në muzikën popullore dhe opera.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Ne 2012 këngëtarja e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u dekorua me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.

Ndërsa me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së Nexhmije Pagarusha, presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Foto/ Përurohet shtatorja e bilbilit të këngës shqipe,

Po ndodh...

ide