Mbajnë larg stresin dhe ankthin! Nga djathi te perimet jeshile, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Nëse doni të largoni stresin nga jeta juaj, bëjeni duke ngrënë! Shihni ushqimet që lehtësojnë ankthin që duhet të përfshini në dietën tuaj duke filluar nga nesër.
Djathi
Djathi dhe produktet e qumështit, për shkak se përmbajnë kalcium, mendohet se ndihmojnë në përballimin e stresit. Sipas hulumtimeve që janë bërë në të kaluarën, kalciumi ndër të tjera ka veti “qetësuese” dhe relaksuese, prandaj kur na mungon e kemi të vështirë të qetësohemi.
Perimet jeshile
Brokoli dhe rukola në veçanti përmbajnë vitaminat për të cilat trupi ynë ka nevojë në kohë stresi. Shumë prej këtyre perimeve përmbajnë gjithashtu kalium, i cili është thelbësor për sistemin tonë nervor dhe mund të na qetësojë.
Portokallet
Portokallet dhe specat janë ushqime shumë të pasura me vitaminë C, e cila është thelbësore për trupin pasi e mbron atë nga efektet e rënda të stresit.
Orizi Kaf
Të gjitha drithërat, si gruri, tërshëra dhe orizi kaf, përmbajnë shumë vitamina B. Në prodhimin e serotoninës, duke na ofruar karbohidrate “të mira” që nuk rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
Bajame dhe çokollatë
Bajamet janë një burim i mirë i vitaminave B2 dhe E. Çokollata është e pasur me triptofan, një aminoacid që konvertohet në trup në serotonin.
-
Supë me brokoli
13 Maj, 07:24 -
-
Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2024
13 Maj, 07:09
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



