Nga Eva Alikaj, tek Frederik Ndoci/ Miratohet pension i posaçëm për 15 personalitete shqiptare

3 Janar 2024, 22:54 / JETË ALFA PRESS

Nga Eva Alikaj, tek Frederik Ndoci/ Miratohet pension i posaçëm

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë që ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme.

Në vendim listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva  Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Federik Ndoci, Suzana  Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi  Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasarin etj të cilët përfitojnë nga ky vendim.

Qeveria miratoi “dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit  social por   shuma   e pensionit   të   caktuar   sipas   ligjit   nr.   7703,   datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për  skemat  suplementare  dhe  trajtimet  e  veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”.

Lista me personalitetet:

Për  dhënie  shtese  pensioni të  posaçëm  shtetëror  znj.  Eva  Alikaj- aktore
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muharrem Hoxha- aktor
Për  dhënie  shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror  z. Federik  Ndoci- këngëtar
Për dhënie  shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror  z.  Roland Xhoxhi- violinist
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
Për dhënie  shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror  znj. Suzana  Frashëri- soprano
Për  dhënie  shtese  pensioni  të  posaçëm  shtetëror  z. Aurel  Plasari- studiues
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja
Përdhënie shtese pensioni të  posaçëm shtetëror  z. Nazmi  Hoxha- piktor
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror  z. Xhelal  Kalaja- trajner basketbolli
Për dhënie shtese pensioni të posaçëm  shtetëror  Pavllo  Mihali- atlet
Për dhënie shtese pensioni  të posaçëm  shtetëror znj. Diana Mata- qitëse
Për  dhënie shtese pensioni të posaçëm  shtetëror z. Ardian Cerga- aktor
Për dhënie pensioni të posaçëm shtetëror znj. Lulëzime Duka- volejbolliste

 

Po ndodh...