Vllaznia përgatitet në Ulqin, trajneri Osmani në pritje të përforcimeve

3 Janar 2024, 22:02 / SPORT ALFA PRESS

Vllaznia përgatitet në Ulqin, trajneri Osmani në pritje të

Pas dy ditëve pushim për të festuar Vitin e Ri, futbollistët e Vllaznisë i janë rikthyer sërish procesit stërvitor. Pasditen e djeshme shkodranët  kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore për 2024-ën.

Pas përfundimit të seancës së parë kuqeblutë nën drejtimin e trajnerit Qatip Osmani janë nisur drejt Ulqinit ku do të qëndrojnë deri në fund të kësaj jave, për të zhvilluar pjesën intensive të përgatitjeve për gjysmën e dytë të sezonit.

Drejtuesit janë bënë në lëvizje për të përforcuar ekipin në postet ku kanë më shumë nevojë, duke ditur se gjatë fundit të vitit kanë pasur edhe disa largime, Çeshmedjiev, Dodev dhe Dragoshi, si dhe pritet edhe “divorci” me Asanin. Trajneri Osmani e ka bërë të qartë prej javësh se Vllaznia ka nevojë për përforcime në janar.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128