Nga Shkodra në Sarandë, si u përcoll atmosfera e Krishtlindjeve në Shqipëri

25 Dhjetor 2023, 11:07 / JETË ALFA PRESS

Nga Shkodra në Sarandë, si u përcoll atmosfera e Krishtlindjeve

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kudo në botë kanë kremtuar sot festën e Krishtlindjes.

Në kryeqytet, mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes nisi në orën 23:00 të së dielës në Katedralen e Shën Palit, ndërsa lutjet vijuan në mesnatë.

Në katedralen Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër është mbajtur mëngjesin e sotëm mesha e Krishtlindjes për të vazhduar më tej ritualet e festës nëpër familje.

Në Fier në katedralen e Shën Gjergjit është mbajtur liturgjia e shenjtë e Krishtlindjeve e drejtuar nga imzot At Nikolla. Qindra besimtarë kanë marrë pjesë në meshë dhe kanë shkëmbyer urime me njëri- tjetrin.

Saranda ka pasur një bum turistët natën e Krishtlindjeve ku mijëra njerëz mbushën rrugën e qytetit duke krijuar një atmosferë festive. Në kishën e Shën Harallambit mëngjesin e sotëm është mbajtur mesha ku kanë marrë pjesë dhjetëra besimtarë.

Në Vlorë besimtarët e shumtë janë mbledhur në kishën e qytetit për të ndjekur meshën e drejtuar na At Kostandini. Sipas traditës, bëhet një kurban për të mbledhur të gjithë familjarët në një tryezë.

Në Shkodër në katedralen e kishës katolike në orët e vona të mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit besimtarë të shumtë kanë marrë pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes. Në fjalën e imzot Angelo Masafra përcolli mesazhin e paqes në vend dhe në botë.

 

Po ndodh...