Rikthehet pas 8 vitesh, festivali folklorik i Gjirokastrës, mbi 1200 pjesëmarrës

31 Maj 2023, 20:23 / JETË ALFA PRESS

Rikthehet pas 8 vitesh, festivali folklorik i Gjirokastrës, mbi 1200

Nga data 24 qershor deri në 1 korrik në Gjirokastër do të rikthehet festivali folklorik. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë më shumë se 1200 artistë.

Rikthehet pas 8 vitesh mungesë festivali folklorik I Gjirokastrës. Edicioni i 11 i tij, do të mbahet në kalanë e Gjirokastrës, nga data 24 deri më 1 Korrik.

12 qarqe të vendet por dhe nga diaspora, do të prezantojnë traditat e tyre, në skenën tradicionale të kalasë.

“I gjithë festivali është për të celebruar të bukurën, dhe çdo gjë lidhet me kulinarinë dhe me pjesën e ekspozitave. Do të jenë rreth 800 artistë nga Shqipëria dhe 400 artistë që na vijnë nga Diaspora dhe të ftuar specialë. Pra do të jenë 1200 artistë.”- tha Elva Margariti

Festivali Folklorik i Gjirokastrës, zhvillohet çdo 5 vite, por për shkak të tërmetit, pati një ndërprerje të tij. Këtë vit, do të ketë dhe risi. Organizatorët e tij, kanë bërë më dije se nata finale nuk do të ketë çmime.

“Nuk ka komision e as juri që mund ta vlerësoj. Asnjë nga ne nuk do ta kishte kapacitetin për të vlerësuar këto perla që vijnë nga trashëgimia jonë kulturore”- shpreh Bledi Laço, regjisor.

Ky festival do të bëjë bashkë grupe muzikore folklorike nga arbëreshët e Italisë, të shqiptarëve nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe SHBA. Të gjitha minoritetet dhe dëshmitë e tyre muzikore dhe koreografike janë të përfaqësuara në festival brenda grupeve të qarqeve përkatëse.

“Problemi më i madh është që grupet në terren duhen orientuar në atë mënyrë që nëse kanë talente duhet të jenë të parët që të marrin stafetën e kësaj detyre. Sa më shumë të kultivuar ti kemi këto performues aq më shumë do të ketë sukses”-nënvizoi Thoma Gaqi, drejtor artistik i festivalit.

Pjesë e këtij festivali do të jenë dhe artistë të huaj dhe vendas që do të ndezin atomosferën.

“Elif sanchez nga spanja, një nga këngëtarët më të njohur të republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladko Stefanovski, nga Franca, për të kulmuar me natën finale me pjesëmarrjen e orchestra italiana e Renzo Arborës”- shtoi Margariti.

Për realizimin e këtij festivali do të vihen nga buxheti i shtetit një fond prej 135 milionë lekësh. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968 në Kalanë e Gjirokastrës. Festivali, si një nga evenimentet më të rëndësishme kulturore./ Alfapress.al

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128