Rituali i Shtegëtimit të bagëtive i shtohet listës të trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s

Transhumanca apo Rituali i shtegëtimit të bagëtive, iu shtua tashmë listës së trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Në Gjirokastër ky rit u jetëzua me një festë kushtuar riteve baritore, jetës në natyrë dhe traditave blegtoralë të jugut. Një kope me njëmijë krerë dele nisi herët shtegëtimin e vet nga fshati “Andon Poçi” në Odrie për të mbërritur në kullotat verore të fushës së Çajupit, një nga kullotat më të pasura të jugut.
E renditur historikisht si qarku me numrin më të madh të bagëtive të imta në vend, Gjirokastra po përballet me braktisjen e kësaj tradite. Pëllumb Koko është pasardhës i kësaj tradite në familjen e vet që mbarështon krerë të imta prej brezash. Ai e vlerëson njohjen e kësaj trashëgime, mbrojtjen dhe vënien e saj në funksion të turizmit si një mënyrë për frenimin e braktisjes së kësaj tradite dhe reduktimin e tufave.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se ministrja e turizmit dhe mjedisit znj. Kumbaro foli për potencialin e lartë turistik të hapësirës rurale, agroturizmit dhe riteve lokale në jug.
Kreu i bashkisë Gjirokastër pohoi se riti i shtegëtimit do të kthehet në një traditë të përvitshme duke u vendosur në funksion të turizmit ai pjesë e pasurive dhe përvojave të shumta që ofron Gjirokastra.
Vizitorë të shumtë vendas e të huaj shijuan festën e traditës plot ngjyra, shije e tinguj nga Fusha e Çajupit duke prekur nga afër jetën baritore, ndërsa në mbrëmje festa e Transhumancës mbushi rrugicat e kalldrëmta të Qafës së Pazarit me tingujt e muzikës deri në mesnatë.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


