Vdekja e kolosit të letrave shqipe, flet miku i Kadaresë: Një nga lajmet më pikëlluese për mua! S’e donte Shqipërinë për modë

1 Korrik 2024, 10:30 / JETË ALFA PRESS

Vdekja e kolosit të letrave shqipe, flet miku i Kadaresë: Një nga

Poeti dhe pedagogu i Letërsisë, Sadik Bejko, i është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare mëngjesin e sotëm në spitalin e QSUT-së në Tiranë.

Në një lidhje live për News24, miku i tij tregoi njohjen e çmuar me Kadarenë dhe ditët e fundit të jetës së shkrimtarit të madh.

Ai u shpreh se në këtë shekull që jemi, vdekja e Kadaresë është humbja më e madhe.

“Ne shkrimtarët kemi humbur personalitetin e madh, personalisht kam humbur një mik të madh. Më ka lidhur me të një dashuri dhe miqësi gjysmë shekullore. Është një nga lajmet më pikëlluese për mua”, i shpreh Bejko.

Më tej ai tregoi se Kadare shprehej përherë me dashuri dhe shqetësim për gjërat që ndodhnin.

“Ishte një njeri që e kishte dashur vendin e tij jo për modë, por me thellësinë e një ati dhe një biri të mirë të tokës së tij të shëndetshëm”, tha shkrimtari.

“Në këtë shekull që kemi hyrë dhe në shekullin që shkoi, vdekja e Kadaresë është humbja më e madhe. Kemi humbur një shkrimtar të madh, një figurë botërore të letrave. Është quajtur një nga mendjet më të rëndësishme europiane. Kemi humbur njeriun tonë më të madh. Ne shkrimtarët kemi humbur personalitetin e madh, personalisht kam humbur një mik të madh. Më ka lidhur me të një dashur dhe miqësi gjysmë shekullore. Është një nga lajmet më pikëlluese për mua. Humbje të tilla të kthehen në mirësi, në mençuri, në mendime që mund t’i sjellim mbarësi këtij populli, që Kadare, nga të gjithë njerëzit, e bëri me lavdi.

Vitet e fundit pranë tij ka qëndruar Bujar Hudhri. Ai e ka shoqëruar çdo ditë Kadarene, unë dhe shumë njerëz të tjerë. Dilnim me të. Ne që ishim miqtë e tij i jepnim forcë. Kadare ishte gjithmonë, kur binte fjala për të folur për gjërat me rëndësi, ishte i freskët. Gjykonte saktë dhe jepte mendime të shkëlqyera.

Ai shprehej përherë me dashuri dhe shqetësim për gjërat që ndodhnin. Ishte një njeri që e kishte dashur vendin e tij jo për modë, por me thellësinë e një ati dhe një biri të mirë të tokës së tij të shëndetshëm. Ai gjithmonë na thoshte se kishte nevojë për njerëz, për miq, të dilte. Ai ishte kthyer nga mesi i pandemisë. Ai jetoi dy dimrat dhe verat e fundit pa ndarje nga Shqipëria. I kishte ‘kthyer’ shpinën vendeve të tjera.”, tha ai.

 

Po ndodh...