Kokainë në hotel, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona, mes tyre tre shtetas shqiptarë dhe tre italianë, të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas mediave të huaja, operacioni u zhvillua nga efektivët e Landeskriminalamt Wien dhe njësia speciale WEGA, pas një hetimi të nisur në fillim të qershorit 2026 ndaj një grupi të dyshuar për aktivitet në fushën e trafikut të drogës.
Gjatë operacionit, hetuesit gjetën një kartë aksesi për një dhomë hoteli. Pas kontrollit të dhomës, policia sekuestroi rreth 1 kilogram kokainë, një shumë parash cash dhe disa telefona celularë.
Sipas mediave austriake, grupi u identifikua në zonën përreth qytetit të Schwechat, pranë Vjenës. Gjashtë personat u kapën dhe u arrestuan nga autoritetet.
Hetimet vijojnë për të zbardhur aktivitetin e grupit, rolin e secilit prej të arrestuarve dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
