Aksident i pesëfishtë në Klinë, plagosen 9 persona, mes tyre edhe dy fëmijë

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Rixhevë-Klinë. Nga aksidenti raportohet se janë plagosur 9 persona. Në mesin e të plagosurve janë edhe dy fëmijë.
Zëdhënësi në policinë e Pejës, Driton Rugova tha se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:10.
"Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor," tha Rugova.
-
-
-
-
Boshatisen shkollat nga frika e meningjitit, a ka vend për alarm?
17 Shkurt, 22:25 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





