Aksident masiv në Kosovë, gjashtë të plagosur në Gjakovë
18 Nëntor 2023, 20:54 / KOSOVA

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Qerim të Gjakovës.
Zëdhënësi i policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj tha për KosovaPress se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë makina.
“Rreth orës 13:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Qerim-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.
Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Qerim të Gjakovës.
“Njëri nga personat e lënduar po e vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë liruar”, ka shtuar ai.
-
-
-
Shfaqen trombofilitë e lindura! Mjekët: Preken 1 në 5 mijë persona
18 Nëntor, 20:08
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



