Algjeria ndalon shfaqen e filmit “Barbie” në kinema

15 Gusht 2023, 16:12 / KOSOVA ALFA PRESS

Algjeria ndalon shfaqen e filmit “Barbie” në kinema

Agjeria ka ndaluar shfaqjen e filmit “Barbie”, i cili ishte shfaqur në disa kinema në vend për disa javë, tha të hënën një burim zyrtar dhe faqja lokale e lajmeve 24H Algjerie.

Burimi zyrtar tha se filmi “promovon homoseksualitetin dhe devijimet e tjera perëndimore” dhe se “nuk përputhet me besimet fetare dhe kulturore të Algjerisë”.

Me Margot Robbie dhe Ryan Gosling si Barbie dhe Ken, filmi dërgon Barbie-n në një aventurë në botën reale. 

Filmi ka kaluar 1 miliard dollarë në shitjet e biletave në arkë në mbarë botën që nga debutimi i tij më 21 korrik.

Ministria e Kulturës e Algjerisë mbikëqyr përmbajtjen e filmave të projektuar në kinema dhe mund të ndalojë shfaqjen e tyre.

Po ndodh...