Ambasadori francez në Kosovë: Do ketë pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet

20 Mars 2023, 21:31 / KOSOVA ALFA PRESS

Ambasadori francez  në Kosovë: Do ketë pasoja nëse nuk

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshje ne arritur në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai ka theksuar rendësinë e zbatimit të këtyre zotimeve, ndërsa ka theksuar se ka pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet e arritura. Ambasadori francez ka folur në RTK, për pasojat që mund t’i presin palët që nuk respektojnë zotimet e marrëveshjes. Ai ka thënë se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht do ketë pasoja nëse nuk respektohen.

“Ne do ndjekim me vëmendjen respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen, duhet ditur se ka qenë marrëveshja me e mirë e mundshme, jemi në rrugën drejtë normalizimit dhe synimi ynë është normalizimi i plotë. Nuk do të ndalem që ta sqarojë fjalë për fjalë çështjen e termave të përdorur, nuk ka asnjë ambiguitet apo dykuptimësi sa i përket zbatimit të Asociacionit. Edhe para agresionit në Ukrainë ka pasur angazhime, janë kontributet tona për t’i zgjidhur këto çështje në mënyrë që perspektiva e të dy vendeve në kontekstin e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë ka nxitur edhe me shumë që të dy vende të shkojnë drejt BE’së”, tha Guerot.