Ambulanca e bekuar nga Papa Françesku rrugës për në Lviv

Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, një ambulancë bekuar është dhuruar nga Papa Françesku për qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Sipas burimeve zyrtare ambulanca është rrugës për në Lviv.
Kardinali Konrad Krajeëski, është nisur këtë të shtunë për në Lviv dhe do të bëjë rreth 18 orë me makinë për t'ua dhënë automjetin autoriteteve përkatëse në këtë qytet, një përpjekje kjo për t’i ofruar lehtësi qytetit në këto ditë të zymta për qytetarët e vendit, të cilët dynden që të largohen sa më parë nga vendi i tyre.
Të enjten, Papa kritikoi ashpër vendet për rritjen e shpenzimeve ushtarake ndërkohë që sulmi i rusisë ndaj Ukrainës vazhdon. Duke folur në një audiencë në Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa Françesku fajësoi luftën "e turpshme" në Ukrainë mbi "logjikën e vjetër të pushtetit që ende dominon të ashtuquajturën gjeopolitikë".
Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelsenky i bëri thirrje Papës për të vizituar vendin, duke falënderuar Papën për "pozitën e tij të qartë dhe të fortë kundër luftës" gjatë një fjalimi të martën që u postua në faqen e qeverisë ukrainase në Facebook.
-
Tani për tani, vetëm roja i PD e meriton që të jetë kryetar!
26 Mars, 15:26 -
Doganat japin 'statusin e besueshmërisë' për 8 kompani
26 Mars, 15:13 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



