Bie sistemi qeveritar, grupi i hakerave “Anonymous” merr përgjegjësinë për sulmin në Iran

Goditet sistemi qeveritar Iranian. Grupi i hakerëve, Anonymous ka marrë përgjegjësinë për sulmin, pas protestave kombëtare që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, pas arrestimit nga Policia për Moral në Iran.
Faqja e presidencës iraniane, e agjencisë së lajmeve Fars – e afërt me autoritetet – dhe e Qendrës forenzike të Iranit, janë në mesin e faqeve që janë ende të paqasshme.
Më 20 shtator, një faqe në Tëitter, e cila pretendohet se i përket grupit, Anonymous, ka postuar një video-mesazh që ofron mbështetje për të drejtat e grave dhe vajzave.
“Ne jemi këtu dhe jemi me ju. Na pritni!” është thënë në mesazh.
“Kjo është hera e fundit”, dëgjohet duket thënë një burrë, që besohet se ka referencë vdekjen e Aminit.
“Populli iranian nuk është vetëm”.
Irani është përballur me protesta kombëtare në Iran për shkak të vdekjes së Aminit.
Qeveria iraniane ka bllokuar thuajse krejtësisht internetin.
NetBlocks, grup vëzhgues me bazë në Londër, ka thënë se Irani është aktualisht subjekt i kufizimeve më të mëdha të internetit, prej protestave të mbajtura në nëntor të vitit 2019, për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.
Vala e fundit e protestave është zgjeruar në mbi 80 qytete të Iranit dhe të paktën nëntë vdekje janë konfirmuar nga burime të ndryshme./REL
-
Profil/ Adam Smith: Vizioni modern për pasurimin e kombeve!
22 Shtator, 13:15 -
Çfarë nënkupton mobilizimi i pjesshëm për makinerinë ushtarake ruse?
22 Shtator, 12:06 -
VIDEO/ Vuçiç thotë “rroftë Serbia”, përthyesi ia plas të qeshurës në OKB
22 Shtator, 11:47
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


