Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu në rigjykim, deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Në seancën e rigjykimit të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pasi që palët në procedurë hoqën dorë nga leximi i aktakuzës.
“Nuk e pranoj fajësinë, nuk e pranoj aktakuzën e prokurorit”, tha Krivaqa. Njëjtë u deklarua edhe i akuzuari Sejdiu, i cili tha se “nuk e pranoj fajësinë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Seanca e rigjykimit për këtë rast i vazhdoi me fjalën hyrëse të palëve në procedurë, për çka prokurori Valdet Avdiu, avokati palës së dëmtuar Gazmend Rexhepi mbetën në tërësi pranë fjalës hyrëse të dhënë më 26.10.2022.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Dardan Krivaqa, avokati Skender Musa në fjalë hyrëse tha se kjo aktakuzë është hipotetike.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

