“Shmangni kalimin në kufirin me Serbinë”, policia e Kosovës: Pritet të ketë protesta

24 Maj 2024, 17:15 / KOSOVA ALFA PRESS

“Shmangni kalimin në kufirin me Serbinë”, policia e
Policia e Kosovës ka inkurajuar të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë ditën e nesërme përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë t’i shmangin ato, dhe të përdorin pikëkalime tjera.

Ky njoftim vjen pasi janë paralajmëruar protesta në anën e Serbisë. Sipas informacioneve pika kufitare në Jarinjë është njoftuar se nesër rreth orës 13:00 në anën e kufirit serb do të mbahet një protestë me moton “Kosova është Serbi”.

Deri tani nuk ka informacione se kush e ka organizuar.

 

Po ndodh...