Deklaroi se ka pajtueshmëri për çështjen e dinarit, Beogradi përgënjeshtron Osmanin: Gënjen! Asnjë marrëveshje nuk është arritur

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Petar Petkoviç, ka akuzuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si “gënjeshtare” pas deklaratës së saj për dinarin serb.
“Çfarë do të thoshte populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur, dhe ata që janë të fortë dhe të fuqishëm po bëjnë vetëm se po i imponojnë zgjidhje popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, shkroi Petkoviç në rrjetin social “X”.
Osmani deklaroi më herët sot se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë diskutim.
Sipas saj, do të ishte ishte nëse do të arrihej një marrëveshje në Bruksel, më 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



