E rëndë/ Vriten dy persona brenda një lokali në Kosovë

13 Nëntor 2024, 19:20 / KOSOVA ALFA PRESS

E rëndë/ Vriten dy persona brenda një lokali në Kosovë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure ku dy persona janë vrarë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali në Klinë të Kosovës.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, por nuk ku arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë edhe ai.

Lajmin e ka konfirmuar edhe  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Policia ka arrestuar një person, si autor të dyshuar të vrasjes së dyfishtë. Mediat kosovare raportojnë se autori i dyshuar është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti, Adrian Hotim rreth 21 vjeç nga fshati Jashanicë.

Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat se cili ka qenë motivi i këtij krimi të rëndë.

Po ndodh...

ide