Ende pa vendosur Kushtetuesja, Kurti: Do t'iu çoj ftesë opozitës për takim në javën e ardhshme për presidentin

13 Mars 2026, 14:55 / KOSOVA ALFA PRESS

Ende pa vendosur Kushtetuesja, Kurti: Do t'iu çoj ftesë

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka në shqyrtim dy kërkesa nga të cilat varet fati i institucioneve të vendit, kreu i LVV-së dhe kryeministri Albin Kurti ka thënë se do t’iu dërgojë partive opozitare ftesë për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kurti në konferencë për media nga QKUK ka thënë se s’ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se duhet të zgjidhet presidenti i ri.

 “Së pari, unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me kryetarin e PDK-së. Fatkeqësisht, në 48 orët e fundit, para se të mbërrijmë tek mesnata e 5 marsit, nuk pati asnjë takim. Mendoj që kjo ka qenë dëm dhe gabim. Ishte dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit. Dhe mos harroni, vetëm kur u bë e pamundur figura konsensuale, vetëm atëherë kur PDK kërkoi që ne t’ia siguronim votat për dy kandidatët e saj pa na treguar fare emrat, neve, më pak se 30 orë para mesnatës së 5 marsit, na nxorëm emrin Glauk Konjufcës. Dhe sërish pritëm, u refuzua takimi me mua. Dhe vetëm tre orë para mesnatës së pesë marsit nxorëm edhe emrin e Fatmire Mulhaxha Kollcaku. Unë besoj se me krerët e partive opozitare duhet të takohemi, dhe unë qysh sot do t’iu dërgoj ftesa për tu takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha ai.

Po ndodh...