"Drekë sekrete me gjeneralin amerikan", ish-deputeti nxjerr sekretin: Ja pse u shkarkua Spiropali nga Edi Rama

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi pretendon se ka ndodhur një takim në Durrës, mes një gjenerali të Marinës së SHBA-së në 10 shtator me dy ministrat e kohës në qeveri, Pirro Vengu dhe Elisa Spiropali.
Murrizi ka deklaruar se gjenerali amerikan i ka dhënë një mesazh kryeministrit Rama, në lidhje me ndërtimin e Porto Romanos.
Sipas tij, ushtaraku i SHBA-së ka kërkuar që ky port i rëndësishëm i NATO-s, nuk mund t’i jepet Rusisë.
“Sipas informacioneve që kam, më 10 shtator një gjeneral i madh i marinës erdhi me fregatë nga Deti Baltik dhe thirri në një drekë ministrin Pirro Vengu, dhe dy dëshmitarë, Maznikun dhe Spiropalin.
Dhe kjo është arsyeja që është hequr ajo. Mesazhi ishte: thuajini atij burrit që nuk na kalon dot nën hundë, nuk mund t’ia japë portin e NATO-s, Rusisë”, tha ai në një intervistë televizive.
.Ndërsa më pas, ish-deputeti ka theksuar në fjalën e tij, se ky takim është arsyeja pse Elisa Spiropali është larguar nga ministrja për Europën dhe Punët Jashtme.
“Pyeteni Ramën ose Spiropalin nëse është kështu apo jo. Spiropali është shkarkuar më 10 shtator, që do të thotë se ka qenë në një drekë të gabuar. Ajo ka heshtur deri tani, por ndoshta më vonë mund të tregojë çfarë është diskutuar”, u shpreh Murrizi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128