FOTO/ U dënua padrejtësisht për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, gruaja shpallet e pafajshme pas 20 vitesh burg

5 Qershor 2023, 13:30 / KOSOVA ALFA PRESS

FOTO/ U dënua padrejtësisht për vrasjen e 4 fëmijëve

'Ajo nuk vrau katër fëmijët e saj të mitur'. Këtë rezultat nxorrën hetimet e reja për Kathleen Folbigg e cila kaloi 20 vjet në burg pasi një juri zbuloi se ajo vrau Caleb, Patrick, Sarah dhe Laura.Por sipas një hetimi të fundit, fëmijët kanë vdekur për shkaqe natyrale. Rasti i 55-vjeçares është përshkruar si një nga gabimet më të mëdha të drejtësisë në Australi.

Folbigg ka qenë e pafajshme por në vitin 2003 u dënua me 25 vite për vrasjen e 4  fëmijëve të saj. Çdo fëmijë vdiq papritur midis 1989 dhe 1999, duke nxitur prokurorët të mendonin se ajo i kishte vrarë ata.Në hetimin e ri, të kryesuar nga gjyqtari në pension Tom Bathurst, prokurorët pranuan se fëmijët në fakt kishte vdekur për shkaqe natyrale. Si rezultat, guvernatori i NSW urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Folbigg nga burgu.

Falja vjen pas një fushate shumëvjeçare për lirimin e Folbigg, e shkaktuar kur një ekip imunologësh zbuluan se vajzat e saj kishin një mutacion gjenetik që mund të shkaktojë vdekje të papritur kardiake.

U zbuluan gjithashtu prova se djemtë e Folbigg kishin një mutacion gjenetik të ndryshëm, i lidhur me epilepsinë.

FOTO/ U dënua padrejtësisht për vrasjen e 4 fëmijëve

 

Po ndodh...

ide