Putinit i del situata jashtë kontrollit/ Plas 'lufta' brenda në shtëpi dhe i marrin peng kolonelin e njohur

5 Qershor 2023, 13:13 / KOSOVA ALFA PRESS

Putinit i del situata jashtë kontrollit/  Plas 'lufta' brenda

Putinit i del situata jashtë kontrollit pasi përshkallëzohen tensionet mes grupit mercenar ‘Wagner’ dhe ushtrisë ruse.

Gazeta Daily Mail e quan këtë situatë nisjen e luftës civile ruse.

Mercenarët e ‘Wagner’ thanë se kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit.

Në videon e publikuar prej tyre, shihet koloneli teksa rrëfen fajin e tij. 

Ai thotë se ka qenë i dehur në detyrë dhe ka qëlluar ndaj një makine të grupit ‘Wagner’.Kjo vjen pas akuzave të ‘Wagner’ se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre.

Mercenarët e ‘Wagner’ kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme.

Por suksesi i grupit ‘Wagner’ ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.

 

Po ndodh...

ide