Francë/ Arrestohet shqiptari, dhunonte gruan dhe plagosi vjehrrin
15 Tetor 2022, 10:10 / KOSOVA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, një shqiptar është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me thikë vjehrrin e tij, gjatë një sherri të dhunshëm familjar.
Që nga 25 shtatori 2022, shqiptari ishte shpallur në kërkim, pasi kishte goditur me thikë vjehrrin e tij, në Saint-Brieuc (Côtes-d’Armor). Ai u arrestua në Belgjikë më 30 shtator dhe u ekstradua në Francë, ku u akuzua për tentativë vrasje dhe u burgos.
Më 7 tetor, ai u ekstradua në Francë, më pas iu paraqit një gjykatësi për liritë dhe paraburgimin, në Lille. Të hënën, më 10 tetor, ai u transferua në Côtes-d’Armor, ku u njoftua për aktakuzën e tij për tentativë vrasje, por edhe dhunë ndaj bashkëshortes dhe kërcënime me vdekje ndaj saj. Atij i është caktuar masa e paraburgimit.
-
SHBA, paketë e re ndihme për Ukrainën
15 Tetor, 08:56 -
Mbi 28 viktima nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Turqi
15 Tetor, 08:45
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


