I ngopur me para dhe luks, kush është pengu i Behgjet Pacollit?

“I ngopur me para, pozita e luks”, kështu shkruan në rrjetet sociale ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli por shton se i vjen keq që s’ka pasur asnjëherë mundësi që ta udhëheqë dhe zhvillojë Kosovën. Ai shton se edhe pse nuk i mungon asgjë, nuk do të ndalet kurrë së punuari për Kosovën.
Postimi në fb:
"Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time. Zoti është mbrojtja ime e vetme.
Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë", shkruan Pacolli.
-
Përmbyset anija me emigrantë në Lesbos, të paktën 16 viktima
6 Tetor, 09:19 -
Pa punëtorët e Ballkanit ndërtimi në Gjermani paralizohet
6 Tetor, 08:57 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



