Italia zgjedh sot qeverinë e re, nis procesi i votimit

25 Shtator 2022, 07:50 / KOSOVA ALFA PRESS

Italia zgjedh sot qeverinë e re, nis procesi i votimit

Italia zgjedh sot se kush do ta qeverisë në të ardhmen. Votimet kanë nisur prej orës 07:00 të mëngjesit. Mbi 50 milionë qytetarë pritet të hedhin votën e tyre këtë të diel.Sipas sondazheve të bëra, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në krye të koalicionit që duket se do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin italian është Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia”, Vëllezërit e Italisë, e cila kryeson sondazhet me 36.5% të votave.

Nëse koalicioni i saj arrin të fitojë, ajo gjithashtu do të bëjë histori duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë. Meloni, 45 vjeç, u rrit në një lagje të klasës punëtore në Romë, e cila njihet më shumë për kultivimin e aktivistëve të majtë sesa për prodhimin e politikanëve të zjarrtë të ekstremit të djathtë.

Partia e saj i ka rrënjët në lëvizjen neofashiste që doli nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore. Simbolet janë një tregues që faktojnë lidhjen e partisë me të kaluarën. Flamuri i partisë përmban një flakë trengjyrëshe që simbolizonte fashizmit në fillim të shekullit të 20-të.

Po ndodh...