Kievi zgjohet nga sirenat e sulmeve ajrore, Rusia nis sërish bombardimet

31 Tetor 2022, 09:06 / KOSOVA ALFA PRESS

Kievi zgjohet nga sirenat e sulmeve ajrore, Rusia nis sërish bombardimet

Të hënën në mëngjes, janë dëgjuar shpërthime në Kiev sipas ekipeve të CNN në kryeqytetin ukrainas. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë qytetin, tha Administrata Shtetërore Rajonale e Kievit në Telegram.

Sistemet e mbrojtjes ajrore po funksiononin dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë brenda në strehimore dhe vende të tjera të sigurta, shtoi administrata. Sulmi vjen pas një jave ndërprerjesh të energjisë elektrike në kryeqytet dhe pjesë të tjera të Ukrainës, të shkaktuara nga sulmet bombardimet në infrastrukturën energjetike të vendit. 

 

Po ndodh...

ide