Shembja e urës së varur në Indi, shkon në 132 numri i të vdekurve

Një urë e varur kabllore, shekullore, u shemb mbi një lumë të dielën në shtetin indian Gujarat, duke hedhur në ujë qindra persona dhe vrarë të paktën 132 prej tyre në një nga aksidentet më të rënda në vend në dekadën e fundit.
Të paktën 177 persona u nxorën gjallë nga lumi dhe ekipet e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore po kërkojnë të tjerë të zhdukur, tha Jigar Khunt, një zyrtar i departamentit të informacionit në Gujarat.
Raportet e drejtpërdrejta video tregonin qindra të tjerë të dëshpëruar që mbaheshin pas strukturës së thyer për të shpëtuar, ndërkohë që turma njerëzish në breg bërtisnin ose notonin për të shpëtuar ata që kishin rënë brenda në lumë.
Autoritetet thanë se ura e këmbësorëve e shekullit të 19-të të epokës koloniale mbi lumin Machchu në rrethin Morbi të shtetit u shemb, sepse nuk mund ta përballonte peshën e turmës së madhe. Sezoni i festivaleve hindu tërhoqi qindra vizitorë në atraksionin turistik të hapur së fundmi.
Pamjet e sigurisë treguan se ura e varur, në momentin e katastrofës po dridhej shumë dhe njerëzit përpiqeshin të kapeshin te kabllot e saj dhe te rrjeta metalike me ngjyrë të gjelbër përpara se ajo të binte në lumë.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
