Kosovë/ Jep dorëheqjen nënkryetarja e LDK-së, kërkon edhe largimin e Abdixhikut si kreu i partisë: Zgjedhjet e brendshme, të domosdoshme!

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëkohësisht ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke argumentuar se udhëheqja aktuale ka humbur legjitimitetin pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një reagim, Bajrami tha se vendimi i saj nuk është personal apo emocional, por i bazuar në standardet politike që LDK-ja ka ndërtuar ndër vite. Ajo thekson se kush merr rezultate të dobëta zgjedhore duhet të marrë përgjegjësi dhe të hapë rrugë për zgjedhje të brendshme në parti.
“Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, mbi parimin se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme.”, ka shkruar ajo.
Bajrami gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së interesit të Kosovës mbi interesin personal apo partiak, duke theksuar se LDK-ja duhet të vazhdojë të jetë forcë mbrojtëse e shtetit, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Sipas saj, partia duhet t’i nënshtrohet një procesi zgjedhor të brendshëm, sepse në situatën në të cilën ndodhet, s’mund ta shpëtojë asnjë proces tjetër.
Duke falënderuar qytetarët që e kanë votuar dhe njoftoi se do të vazhdojë punën e saj si deputete brenda grupit parlamentar të LDK-së.
“Pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e partisë kanë humbur legjitimitetin prandaj duhet zgjedhje të brendshme. Zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme dhe nga situata ku gjendemi nuk na shpëton asnjë proces tjetër. “, shtoi Bajrami.
Kujtojmë që nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje triumfoi me 51.11% të votave, duke siguruar 57 mandate në Kuvend. Në vend të dytë u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 15 mandate.
Lidhja Demokratike e Kosovës si në fitore, ashtu edhe në humbje, ka ndërtuar dhe zbatuar standarde
Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, mbi parimin se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme.
Ky veprim nuk është personal dhe as emocional, por respektim i standardit politik që LDK-ja vetë e ka ndërtuar ndër vite.
Përtej rezultatit të dobët zgjedhor të LDK-së, sfida kryesore për Republikën e Kosovës mbetet rreziku i përqendrimit të pushtetit absolut te një parti politike, te një person i cili, që pesë vite ka dëshmuar se interesin personal dhe atë partiak e ka para interesit të Kosovës.
LDK-ja kurrë s’ka qenë dhe as sot nuk është vetëm një parti politike; ka qenë, është dhe do të mbetet mbrojtëse e shtetit dhe e institucioneve, mbrojtëse e Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, por kjo bëhet e mundshme vetëm kur ne vëmë LDK-në para interesit personal dhe Kosovën para interesit politik partiak.
Pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e partisë kanë humbur legjitimitetin prandaj duhet zgjedhje të brendshme. Zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme dhe nga situata ku gjendemi nuk na shpëton asnjë proces tjetër.
Edhe njëherë, falënderoj 126 mijë e 102 qytetarë që kanë votuar LDK-në dhe 57 mijë e 153 gra e burra që më kanë besuar angazhimin tim politik.
Do të vazhdoj të punoj për LDK-në dhe për interesin e vendit, si deputete e zgjedhur në mandatin tim të shtatë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, brenda Grupit Parlamentar të LDK-së.
LDK-ja ka nevojë për reflektim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen, sepse e fortë i duhet Kosovës.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
