Kosovë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lumë, 3 të lënduar

24 Maj 2024, 18:07 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosovë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në
Një aksident ka ndodhur të premten tek ura e Drinit të Bardhë, ku një mjet ka rënë në lumë.

Sipas informacioneve shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfundar në lumë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës në Kosovë, Fadil Gashi i cili tha se si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Po ndodh...