Kryeministri i Holandës: Vendi po e merr seriozisht dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë

26 Maj 2023, 18:26 / KOSOVA ALFA PRESS

Kryeministri i Holandës: Vendi po e merr seriozisht dërgimin e

Holanda ka dhënë sinjalizime më të forta se mund të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.

Kryeministri i vendit, Mark Rutte, deklaroi se ende nuk është marrë një vendim nëse do të dërgojë avionë, por qeveria e tij e ka marrë seriozisht në konsidertaë.

Kjo vjen pasi SHBA-të ranë dakord të lejojnë avionët luftarakë të prodhimit amerikan të eksportohen në Ukrainë.

Holanda, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën dhe Belgjikën, kanë rënë dakord të trajnojnë pilotët ukrainas për t’i përdorur ato. Megjithatë, deri më tani, asnjë vend nuk ka premtuar të dërgojë vetë avionët.

“Nëse filloni stërvitjen, është e qartë se është diçka që po e konsideroni seriozisht”, u përgjigj Rutte në një konferencë shtypi.

Holanda së bashku me Danimarkën, mendohet të jetë një nga vendet e pakta që mund të dërgojë avionë luftarakë.

Mbretëria e Bashkuar, për shembull, nuk operon F-16 në vend të kësaj ajo ka Eurofighter Typhoons dhe F-35-ët e rinj të teknologjisë së fundit.

Sipas shifrave nga ministria holandeze e mbrojtjes, Holanda aktualisht ka 24 F-16 operacionale të cilat do të hiqen gradualisht nga mesi i vitit 2024.

 

Po ndodh...