Kryeministri: Të ndalojmë gangsterët që i japin cigare elektrike varësie fëmijëve tanë

Kryeministri britanik Rishi Sunak foli sot ‘si prind’ në lidhje me përhapjen e tymosjes së cigareve elektrike te të rinjtë, duke thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa mbrojtja e fëmijëve nga lëndimet.
Kjo sipas tij përfshin eliminimin e kërcënimeve për shëndetin e tyre pas zbulimeve të vrazhda se tymosja e cigareve elektrike te të miturit është dyfishuar dy vitet e fundit.
“Prandaj duhet të bëjmë të jashtëligjshme tymosjen e këtyre aparateve për të miturit nën 18 vjeç, por duhet të jem i qartë se nuk do të ndalojmë me kaq. Vajzat e mia janë 10 e 12 vjeç dhe unë nuk dua që marketingu e promovimi i cigareve elektronike të bëhet tërheqëse për to”, tha sot Sunak pë të përditshmen vendase The Sun.
Ai shtonte më tej: “Prandaj po nis një fushatë të re eliminimi të këtyre artikujve për të mbrojtur fëmijët nga kompani të dyshimta apo tregtarë mashtrues online që po vendosin cigaret elektronike në duart e fëmijëve.”
“Kjo do të përfshijë një fond qeveritar 3 milionë paundë për ashpërsimin e rregullave ndaj cigareve elektrike dhe gjithashtu kundër shitjes së tyre te persona nën moshë”.
Sunak u zotua më tej se do të ketë kontrolle në shitjet në tregje dhe në dyqane me çmime të ulura, në tregimet online me qëllim eliminimin e produkteve ilegale të tymosjes elektrike që krijojne varësi të rëndë te të rinjtë.
Ai shtonte se disa prej tyre reklamoheshin si ‘pa nikotinë’ kur u zbulua se përmbanin nikotinë dhe substanca ë tjera të dëmshme.
“Do të punojmë me policinë e shkollat për të përfshirë rregullat në kurrikulumin mësimor për të mbajtur këto produkte larg shkollave”, shtoi Sunak.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



