
Kurti në Gjermani, flet për mundësinë e investimeve në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes në panairin ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025″, vizitoi stendat dhe pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti u njoh nga afër me përfaqësuesit e kompanive si dhe me punën që e zhvillojnë në fushat e teknologjisë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale.
Krahas takimit me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack, në margjina të panairit, kryeministri Kurti u mirëprit edhe nga drejtori ekzekutiv i Deutsche Messe, Jochen Köckler, organizator i panairit.
“Ata diskutuan mbi realizimin e një projekti të përbashkët vitin e ardhshëm dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit me panairin e Hannover Messe”, thuhet në njoftim.
Në këtë tur në hapësirat e këtyre kompanive, kryeministri Kurti u shoqërua edhe nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe Këshilltarja Politike, Fëllanza Podrimja.
Panairi i këtij viti “Hannover Messe 2025” mbahet në datat 31 mars deri më 4 prill, me moton “Shaping the future with technology”. Për të dytin vit radhazi është pjesëmarrëse dhe Kosova përmes bizneseve të ndryshme të mbështetura nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe agjencia KIESA, me qëllim të promovimit të kompanive vendore në gjetjen e tregjeve të huaja për eksport të produkteve dhe shërbimeve.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128