
Gazetari Poli Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin, Rama-Meta-Berisha janë bashkë

Gazetari Poli Hoxha ishte i ftuar në Report Tv, ku komentoi situatën aktuale politike, kur jemi vetëm 1 muaj e pak ditë para datës 11 maj.
Hoxha tha se partitë e vogla në këto zgjedhje kishin një shans të shkonin bashkë në zgjedhje, për të ndyshuar njëherë e mirë dyshen e tranzicionit.
‘Mandate do ketë, por do të ketë një gabim është humbur një shancë historik, ata duhet që të ishin bashkuar. Këta janë alternativë sepse janë parti alternative ndaj kësaj dyshes, ndaj tranzicionit. Por unë shpresojë që edhe kshu grupime-grupime të bëjnë diçka, partitë alternative kanë një votë që quhet votë e heshtur. Këta kanë shancë historik që të futen në mes ndaj dy mamuthve të tranzicionit’, tha ai.
Më tej gazetari Hoxha tha se Rama, Berisha dhe Meta e treguan se janë bashkë kur bashkuan votat për amnistinë penale.
‘Kur erdhi puna për amnistinë për mbi 100 e ca të korruptuar, ata ishin bashkë, kur vjen puna tek SPAK të 3 e sulmojnë SPAK dhe të 3 kanë punë me SPAK, kurse Basha më rezulton se e përkrah dhe s’ka punë me drejtësinë. Ata nuk dolën në lista të hapura po u vendosën të partë në listën e sigurt. Basha është në listë të hapur i barabartë me të tjerët’, tha ai.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128