
Nis numërimi mbrapsht për qeverinë e re në Kosovë, Shkodra: Sot priten deklarime të sakta

Politologia, Magbule Shkodra në një intervistë në Ora News u shpreh se sot priten deklarime të sakta për qeverinë e re në Kosovë.
Shkodra: Sot kemi edhe disa deklarime të reja. Kurti tha që shumë shpejt do ta formojë qeverinë dhe atë pretendon ta bëjë në seancën që do të bëjë zgjedhjen e kryeparlamentarit pasi që kryeparlamentari në fakt i takon partisë fituese, pra LVV.
Kjo është ideja e Kurtit që na la të bëjmë të mendojmë se Kurti ndoshta i ka numrat e deputetëve individualë.
Dhe këtu të gjithë mendonim se ndoshta do të jetë partia Nisma e cila me tre numrat tre mandatet e veta do t’ia mundësonte Kurtit që të formonte qeverinë e re.
Mirëpo sot kemi edhe një deklarim shtesë të një prej zyrtarëve të ‘Nismës’, i cili deklaroi se ata do të përkrahin një qeveri vetëm nëse kanë edhe përgjegjësi përbrenda asaj qeverie që nënkuptoi se nuk do ta votonte qeverinë Kurti vetëm sa për ta votuar nëse nuk kanë përgjegjësi.
Kjo në politikë nënkupton që kërkojnë të kenë përgjegjësi ndonjë ministri që do ta udhëheqin.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128