
Itali/ Rrëmbyen dhe dhunuan me shkop bejsbolli të miturin, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 34 dhe 22 vjeç. Dy të rinjtë shqiptarë u prangosën pasi akuzohen për rrëmbim dhe plagosje të një të mituri 17-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur vitin e kaluar.
Të arrestuarit mësohet se janë persona me precedentë penalë në fushën e drogës.
Prokuroria e Milanos kishte ndjekur linjën e hetimeve të rastit, pas denoncimit të bërë nga i mituri për fakte të plagosjes personale dhe rrëmbimit, të ndodhura më 1 prill të vitit të kaluar.
Falë dëshmive të mbledhura, kqyrjes së kamerave dhe aktivitetet e përgjimit të telefonit, ishte e mundur të konstatohej që i mituri ishte ndaluar papritmas në një rrugë dytësore nga dy autorët.
I mituri ishte dhunuar me shkop bejsbolli dhe kërcënuar me armë zjarri.
Synimi i tyre ishte që në fakt të bënin të miturin të “rrëfente” se i kishte dëmtuar makinën dhe kishte vjedhur pak kokainë që mbahej brenda automjetit.
Karabinierët në momentin e ekzekutimit të masës së kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur afërsisht 250 gramë kokainë dhe 5000 euro para të gatshme.
Dy shqiptarët po mbahen të izoluar në paraburgimin e San Vittore në Milano, me urdhër të gjykatës.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128