Ministri serb: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e papranueshme

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një bisedë me Janosh Babiçin, shefin e ri të zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se “kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është e papranueshme”.
“Ministri Daçiç ka shfrytëzuar rastin që t’ia përsërisë bashkëbiseduesit qëndrimet tona për papranueshmërinë e “të ashtuquajturës” Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha shtetet anëtare “që treguan mirëkuptim” për qëndrimet e Serbisë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Në të shtohet se “Daçiç e uroi Babiçin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep Serbisë për mbi 20 vjet. Ai ka theksuar se “Serbia është e përkushtuar dhe këmbëngulëse në zbatimin e vlerave” të kësaj organizate.
-
-
OKB jep alarmin: Fëmijët në Gaza të kequshqyer, rrezikohen nga…
20 Shkurt, 08:22 -
Izraeli liron të dënuarin palestinez pas 23 vitesh burg
20 Shkurt, 08:09
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



