Misteret e rezidencës së famshme të Titos ku po mbahet takimi Kurti-Vuçiç

18 Mars 2023, 12:13 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Misteret e rezidencës së famshme të Titos ku po mbahet takimi

Vila Biljana ku po mbahet sot takimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti është një ndërtesë shumë specifike.

Po të kërkosh në internet histori për sarajet e ish-presidentit të RSFJ-së Josip Broz Tito dalin mjaft informacione.

Në foto dhe në video mund të shihni ndërtesa të shumta madhështore të vendosura në vendet më të bukura në të gjithë ish-Jugosllavinë.

Këto ndërtesa të lënë pa frymë, janë rezidenca elegante të ndërtuara nga materialet më të shtrenjta dhe arredimi i tyre ishte po aq luksoz si kështjellat e fisnikëve evropianë.

Sot shumica e vilave të Titos janë të ruajtura, të hapura për turistët dhe përfaqësojnë një udhëtim të vërtetë në kohë.

Disa janë të rrënuara, disa janë në fazë restaurimi. 

Por vetëm një është sekreti më i madh. 

Është vila Biljana në Ohër, ku sot mbahet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës .

E vendosur në një shkëmb me pamjen më të bukur të liqenit të Ohrit, Villa Biljana ishte një nga rezidencat zyrtare verore të Josip Broz Titos. 

Ka shumë pak informacion në dispozicion për historinë e kësaj pasurie, si për shembull kur u ndërtua (ndoshta fundi i viteve 50/fillimi i viteve 60), cili arkitekt e projektoi atë, ose saktësisht sa kohë kaloi Tito këtu.

Megjithatë, dihet me siguri se Tito ka kaluar shumë kohëkëtu në vilë gjatë një vizite zyrtare në rajonin e Ohrit nëvitin 1967, ngjarje kjo e dokumentuar plotësisht.

Vila është ndërtuar me gur, ku bien në sy mure të bardha, pllaka të kuqe dhe projeksione në katin e sipërm, një stil arkitekturor maqedonas.

Në epokën post-jugosllave, Villa Biljana filloi të përdoret nga politikanët maqedonas. 

Sot, vila është në pronësi të qeverisë dhe presidenti tmaqedonas, si dhe të funksionare poltik të cilët e përdorin si vilë të tyre personale verore.

Meqenëse vila përdoret për të strehuar politikanë të rangut të lartë të qeverisë, qasja në publik është rreptësisht e ndaluar dhe kjo vilë ruhet ditë e natë.

Vendasit thonë se plazhi privat, i cili ka rërë të imët, mund të arrihet nga vila me një ashensor të brendshëm. Edhe sot është një nga atraksionet më të mëdha, por mund të shihet vetëm me varkë nga liqeni.

Misteret e rezidencës së famshme të Titos ku po mbahet takimiMisteret e rezidencës së famshme të Titos ku po mbahet takimiMisteret e rezidencës së famshme të Titos ku po mbahet takimiMisteret e rezidencës së famshme të Titos ku po mbahet takimi

Misteret e rezidencës së famshme të Titos ku po mbahet takimi

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128