"Në emër të Zotit, ndaloni masakrën!" Papa Françesku dënon ashpër pushtimin e Ukrainës

Papa Françesku ka dënuar ashpër për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se “agresioni i armatosur i papranueshëm” duhet të ndalet.
Duke folur me mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit për bekimin e tij të së dielës, Françesku tha gjithashtu se vrasja e fëmijëve dhe civilëve të paarmatosur ishte "barbare" dhe pa "asnjë arsye të vlefshme strategjike".
Ai e quajti qytetin e rrethuar të Mariupolit një "qytet martir" dhe përsëri bëri thirrje për "korridore humanitare vërtet të sigurta" për të lejuar evakuimin e banorëve.
“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë lutjes së tij javore të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Në emër të Zotit, ju kërkoj ndaloni këtë masakër”, tha ai.
Bombardimi i spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile është “barbar” dhe nuk ka “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.
Papa nuk e ka përdorur fjalën "Rusi" në dënimet e tij për luftën që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin më 24 shkurt.
Por zgjedhja e fjalëve të tij, si "agresion i armatosur" dhe "asnjë arsye e vlefshme strategjike", duket se synon të kundërshtojë justifikimet e Moskës për pushtimin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
