Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident në Vushtrri të Kosovës

13 Mars 2025, 14:21 / KOSOVA ALFA PRESS

Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Galicë të Vushtrrisë sot rreth orës 08:00, ku një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur një veturë doli nga rruga. Shoferi 59-vjeçar, H. S., ka ndërruar jetë nga lëndimet, ndërsa pasagjerët janë lënduar dhe janë transportuar për trajtim mjekësor, shkruajnë mediet e Kosovës.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Hetimet janë duke vazhduar.

 

Po ndodh...

ide