
Sulmohet furgoni me para në Prishtinë, plago*et një person

Prishtina është tronditur paraditen e së hënës nga një ngjarje e rëndë. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur pas një tentative grabitjeje me armë zjarri.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person ka mbetur i plagosur gjatë një grabitjeje të armatosur.
Grabitja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare, ndërsa është përfshirë një furgon që transportonte para dhe ishte i siguruar nga pjesëtarët e sigurisë, shkruan A2 CNN.
Sipas informacioneve të para nga policia, gjatë këtij incidenti ka pasur shkëmbim të shtënash, ku një prej personave është plagosur.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë përpjekjes së grabitjes ndaj furgonit që transportonte para.
Hetuesit e policisë janë në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e të dyshuarve.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128