Përshkallëzohen tensionet, Moska i ndërpret gazin Polonisë

26 Prill 2022, 18:55 / KOSOVA ALFA PRESS

Përshkallëzohen tensionet, Moska i ndërpret gazin Polonisë

Rusia raportohet se ka ndaluar dërgesat e gazit në Poloni në një përshkallëzim të tensioneve midis Moskës dhe kryeqyteteve evropiane mbi furnizimet thelbësore të energjisë, sipas faqes polake të lajmeve Onet.pl.

Raporti citonte burime të qeverisë polake dhe kompaninë shtetërore të gazit të vendit PGNiG. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar të lajmit.

Çmimet evropiane të gazit u rritën deri në 17% pas raportit, raporton Bloomberg.

Pa konfirmuar raportin, ministrja e klimës dhe mjedisit e Polonisë, Anna Moskwa, tha se vendi ka mjaftueshëm gaz në depozita.

 

Po ndodh...

ide