
Përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përurojnë sot pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Sipas njoftimit, ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Në ceremoninë e përurimit të këtij pikëkalimi do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe homologu Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri i parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128