E rëndë në Lezhë, 28-vjeçari tenton të vrasë vjehrrën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Lezhë, ku një 28-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë nënën e bashkëjetueses së tij duke e përplasur me automjet.
Sipas Policisë, rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg”, i riu me inicialet C. B., banues në Tiranë, kishte shkuar për të marrë bashkëjetuesen. Në momentin që kanë dalë familjarët e saj, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e saj, 43-vjeçaren K. H., duke i shkaktuar dëmtime trupore, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pak çaste më vonë, i riu u lokalizua dhe u vu në pranga.
28-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
E dëmtuara u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia sekuestroi automjetin e përdorur në ngjarje në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128