Kamëz/ 18-vjeçari qëllon me automatik drejt servisit të celularëve

27 June 2026, 10:33 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kamëz/ 18-vjeçari qëllon me automatik drejt servisit të

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një servisi celularësh në zonën e Babrrusë, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e biznesit.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur i riu me inicialet R. M., pas një debati me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me automatik në drejtim të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme të biznesit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan operacionin e koduar “Zbulimi”, në kuadër të të cilit autori u lokalizua rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes dhe u vu në pranga.

Gjatë kontrollit të zonës, Policia gjeti dhe sekuestroi armën automatike të përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 
 
 

Po ndodh...

ide