Emri/ Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov!
27 June 2026, 10:46 / AKTUALITET
Është zbardhur ngjarja e një nate më parë në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku një 18-vjeçar qëlloi me armë zjarri drejt një servisi celularësh.
Sipas policisë, 18-vjeçari Rejsi Muça, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin me inicialen Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit.
Mësohet se nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme.
Efektivët kanë bërë të mundur lokalizimin e 18-vjeçarit rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, ku edhe është arrestuar.
Gjatë kontrollit të zonës, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit automatike të përdorur në ngjarje, si dhe municion.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
Nga Bato Kosova
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Nga Demush Shasha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128