Dështimi në Botëror dhe eleminimi, Bielsa zemërthyer: Largohem pa asgjë, gjithçka është barazuar me zero

27 June 2026, 11:40 / SPORT ALFA PRESS
Dështimi në Botëror dhe eleminimi, Bielsa zemërthyer:

Trajneri i Uruguajit, Marcelo Bielsa u shfaq i zhgënjyer pas eleminimit nga Botërori.

“Çfarë i lë futbollit uruguaian? Asgjë, sepse çdo kontribut që një trajner mund të japë pas tre vitesh pune nuk materializohet nëse nuk merr rezultate. Vendi i katërt në kualifikueset e Kupës së Botës nuk kishte shumë rëndësi, as vendi i tretë në Kupën e Amerikës.

“Mendoj se meritonim të fitonim shtatë pikë nga tre ndeshje, por po largohemi vetëm me dy. Mandati im është një që nuk lë gjurmë”, tha ai.

 

 

 
 

Po ndodh...

ide